Editorial »

September 2, 2013 – 7:54 am |

Stresi mund te beje qe t’ju dhembe koka dhe nje dhimbje koke mund te jete shume stresuese. Ne secilin rast, per te reduktuar dhimbjet duhet t’i vini fre stresit.
Jeni vone. Nuk po gjeni dot çelesat. …

Read the full story »
Kujdesi per Dhembet
Stervitje
Shendeti Mendor
Shoqeria
Puna
No se encontró la página - TFE.es

Error 404. Page not found!

The page you are trying to reach does not exist, or has been moved. Please use the menus or the search box to find what you are looking for.

Home » Shendeti Mendor

Shendeti mendor: Çfare eshte dhe nuk eshte normale

Submitted by on August 22, 2013 – 7:59 am

Ndonjehere mund te rezultoje e nderlikuar te kuptoni se çfare konsiderohet shendet mendor normal. Shikoni se si ndjenjat, mendimet dhe sjelljet mund te percaktojne shendetin mendor dhe si te dalloni nese ju apo nje i aferm i juaji ka nevoje per ndihme.

Cili eshte dallimi midis shendetit mendor dhe semundjes mendore? Ndonjehere pergjigja eshte e qarte, por shpesh dallimi midis te dyjave nuk eshte edhe aq i dukshem. Psh. A dmth se vuani nga nje problem i shendetit mendor nese keni frike te mbani nje fjalim ne publik? Apo eshte thjeshte nje rast nervozizmi? Ose, kur te qenurit i  turpshem kthehet ne nje problem shoqeror?

Ketu keni informacionin e duhur qe do t’ju ndihmoje si te identifikoni problemet shendetesore mendore.

Perse eshte kaq e veshtire per te dalluar se çfare eshte normale?

shendeti-mendorShpesh eshte e veshtire te dalloni shendetin mendor normal nga semundjet mendore sepse nuk ekziston ndonje testim per te treguar se diçka nuk po shkon mire. Gjithashtu, shenjat e para te nje problemi shendetesor mendor mund te imitohen nga demtimet e pesuara fizike. Problemet shendetesore mendore gjykohet se nuk jane pasoje e nje demtimi fizik dhe diagnostikohen e trajtohen bazuar ne shenjat dhe simptomat e shfaqura, si dhe nga niveli qe ky problem ndikon ne jeten tuaj te perditshme. Shenjat dhe simptomat mund te prekin:

  • Sjelljen tuaj. Larja e shpeshte e duarve apo teprimi me pirjen e alkolit mund te jene shenja te nje problemi shendetesor mendor.
  • Ndjenjat. Ndonjehere nje problem mendor karakterizohet nga nje merzi, eufori apo inat i forte dhe i vazhdueshem.
  • Te menduarin. Zhgenjimet, besimet fikse qe nuk mund te ndryshohen ne raste konfliktesh evidente apo mendimet e vetevrasjes mund te jene simptoma te nje problemi mendor.

Çfare eshte Manuali i Diagnostikimeve dhe Statistikave te Çrregullimeve Mendore? (MDS)

Manuali i Diagnostikimeve dhe Statistikave te Çrregullimeve Mendore (MDS) eshte nje udhezues i publikuar nga Shoqata Amerikane e Psiqiatrise, qe shpjegon shenjat dhe simptomat e disa qindra problemeve mendore.

Terapistet e shendetit mendor e perdorin kete manual per te diagnostifikuar çdo gje qe nga anoreksia deri tek voyeurism-i (grade perversiteti seksual) dhe nese eshte e nevojshme percaktojne trajtimin e pershtatshem. Manuali perdoret gjithashtu edhe nga kompanite e sigurimeve shendetesore per te percaktuar masen e mbulimit dhe te perfitimeve per te rimbursuar klientet e saj.

Si diagnostifikohen problemet mendore nga terapistet?

Per te percaktuar nese ju keni nje problem mendor, terapisti do te punoje me ju dhe te afermit tuaj per te vleresuar:

  • Simptomat. Terapisti do t’ju pyese rreth simptomave tuaja, kur filluan te shfaqen dhe si kane ndikuar ato ne jeten tuaj. Menyra e perceptimit te mendimeve dhe sjelljeve tuaja dhe masa me te cilen shenjat e simptomat ndikojne ne jeten tuaj te perditshme mund te ndihmojne ne percaktimin e asaj se çfare eshte normale per ju. Psh. ju mund te vini re se nuk po perballoni mire gjerat apo nuk keni me deshire te beni gjerat qe ju pelqenin me pare. Ju mund te ndiheni i trishtuar, i pashprese apo i shkurajuar. Nese trishtimi juaj ka ndonje arsye specifike, si psh. divorci, ndjenjat tuaja mund te konsiderohen normale, nje reagim i perkohshem. Megjithate, nese keni simptoma te renda te cilat nuk po largohen, ju mund te vuani nga depresioni. Mund te keni nevoje edhe per ndonje kontroll fizik per te zbuluar ndonje problem te fshehur shendetesor.
  •  Perceptimet e te tjereve. Nuk mund te krijoni nje pamje te qarte rreth sjelljes, mendimeve apo aftesise per te ndervepruar duke u bazuar thjeshte ne perceptimet tuaja. Njerez te tjere te pranishem ne jeten tuaj mund t’ju ndihmojne te kuptoni nese sjellja juaj eshte apo jo normale. Psh. nese vuani nga çrregullime bipolare, mund te mendoni se luhatjet tuaja te humorit jane pjese e ulje-ngritjeve te jetes. Megjithate, mendimet dhe veprimet tuaja, te tjereve mund t’u duken anormale apo mund te shkaktojne probleme ne pune, jeten private apo ne sfera te tjera te jetes suaj.

 Kur eshte nevoja per nje vleresim apo trajtim?

Çdo problem mendor ka shenjat dhe simptomat e veta. Megjithate, ne pergjithesi ndihma profesionale mund te jete e nevojshme nese ju apo nje i aferm i juaj ve re:

  • Ndryshime thelbesore personaliteti, ne stilin e te ngrenit apo te gjumit
  • Paaftesi per te perballuar problemet apo aktivitetet e perditshme
  • Ide te çuditshme apo gjeniale
  • Ankth i tepert
  • Depresion apo apati e zgjatur
  • Mendimi apo diskutimi rreth vetevrasjes
  • Abuzimi me substancat e ndaluara
  • Luhatje ekstreme humori apo inat masiv, sjelle armiqesore apo e eger

Shume njerez me probleme mendore i konsiderojne sinjalet dhe simptomat e tyre si nje pjese normale e jetes ose i shmangin trajtimet per shkak te frikes apo turpit. Nese jeni te shqetesuar per shendetin tuaj mendor apo te nje te afermi, mos hezitoni te kerkoni keshilla.

Konsultohuni me mjekun e familjes, lini nje takim me nje specialist apo psikolog, ose inkurajojini njerezit tuaj te afert te kerkojne ndihme. Me perkrahjen e duhur ju mund te identifikoni problemet shendetesore mendore dhe te shqyrtoni mundesite e trajtimit, si mjekime apo konsulenca.

Leave a comment!

Add your comment below, or trackback from your own site. You can also Comments Feed via RSS.

Be nice. Keep it clean. Stay on topic. No spam.

You can use these tags:

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong> 

This is a Gravatar-enabled weblog. To get your own globally-recognized-avatar, please register at Gravatar.